Kane: Duam të bëjmë krenar vendin tonë

.

Sport

07/07/2018 18:30

Harry Kane ka shprehur lumturinë pas fitores ndaj Suedisë në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Anglisë ka arritur gjysmëfinalen e botërorit, pas fitores 2:0 ndaj Suedisë.

“Ne e dimë se para nesh ka ndeshje të mëdha: gjysmëfinalja”, ka deklaruar Kane.

“Por ne po ndihemi mirë, po ndihemi të sigurt”.

“Duhet ta bëjmë këtë përsëri. E di që tifozët këtu, dhe ata që na ndjekin nga Anglia, do t’i shikojnë disa video më vonë, sepse tani janë duke festuar. Ne vetëm duam të bëjmë krenar vendin tonë”./Lajmi.net/