Kane do të largohet nga Tottenham

Tottenham Hotspur do ta ketë të vështirë ta mbajë në klub sulmuesin kryesor, Harry Kane, sipas Rio Ferdinandit.

Sport

23/02/2018 08:57

Rio Ferdinand beson se Tottenham Hotspur do ta ketë të vështirë ta mbajë në klub sulmuesin kryesor, Harry Kane.

“Kur ke një talent të tillë, klubet do të trokasin në derë, por a do të jetë Tottenham në gjendje t’iu bëjë ballë atyre klubeve?” ka thënë Ferdinand për Omnisport.

Ai thotë se Tottenham do të dëshirojë ta mbajë sulmuesin anglez, por se a qëndron apo largohet Kane vendoset nga ajo se kush e kërkon dhe çka ofron për të.

“Vitin tjetër ata dalin në stadiumin e ti. Jam i sigurt se duan ta mbajnë Kanen dhe ai të luajë në atë stadium, por se a qëndron apo largohet Kane do të vendoset nga ajo se kush e kërkon dhe çka ofron”, ka shtuar ai.