Kane dhe Lamela i japin tre pikë Tottenhamit

Tottenham ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 ndaj Brighton.

Sport

22/09/2018 20:31

Ishte Harry Kane i cili nga 11 metërshi realizoi golin e parë të  takimit në minutën e 42’.

Në minutën e 76’ ishte Erik Lamela I cili dyfishoi shifrat pasi asistimin e Danny Rose e konkretizoi në gol.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Knockaert në minutën e 90’ për rezultatin përfundimtar 1:2.

Me këto tre pikë Tottenham ngjitet në kuoten e 12 pikëve. /Lajmi.net/