Kandidati për president të Turqisë beri fushate edhe me foton e dalë me Thaçin

Ish-kandidati për president të Turqisë nga Partia Popullore Republikane, Ekmeleddin İhsanoglu, ka bërë fushatë edhe me fotografinë që kishte bërë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme

13/08/2014 12:43

İhsanoglu u mund në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 10 gusht nga kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, kryeministri në largim, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan, me të cilin Perëndimi ka ftohur marrëdhëniet, kryesisht për shkak të frymëzimit fetar në Turqi, fitoi zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë, duke premtuar një epokë të re për Turqinë.   

İhsanoglu është politikan i karrierës, ish Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe një mbështetës i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet islamike, disa prej të cilave ende refuzojnë marrjen e këtij vendimi.