Kandidati i Vetëvendosjes për asamble në Klinë i bashkohet PDK-së

.

Lajme

12/10/2017 11:10

Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë i është bashkuar Shkëlzim Berisha, i cili ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje.

Berisha ka qenë edhe kandidatë për asamble në këtë komunë nga radhët e Vetëvendosjes.

Lajmin për rikthimin e Berishës në PDK, i cili edhe më parë ka qenë anëtarë i PDK-së,e  ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Sokol Bashota i cili është edhe kryetar i PDK-së në Klinë.

“Sot mirëprita rikthimin e Shkëlzim Berishës në PDK, i cili braktisi Lëvizjen Vetëvendosje në Klinë ku ishte edhe në listën e këtij subjekti për anëtar të Kuvendit. I urova mirë se ardhje Shkelzimit në familjen e vet-PDK-në më besimin se ai do të jep kontributin e tij në zgjedhjet lokale të tetorit”, ka shkruar Bashota në facebook./ Lajmi.net/