Kandidati i PAN-it jep dy zgjidhje për formimin e qeverisë

Avni Klinaku, kandidat për deputet në koalicionin PAN, anëtar i Lëvizjes për Bashkim, ka dhënë dy zgjidhje që partitë politike ta bëjnë një qeveri të nevojshme në situatën aktuale ku gjendet Kosova.

Lajme

17/06/2017 23:18

Avni Klinaku ka shkruar në Facebook duke thënë që këto dy opsione janë  njëra tërheqja e PAN-it nga qeveria dhe lënia në dorë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LAA-së.

Postimi i plotë

Zgjidhje të mundshme dhe të mira për situatën paszgjedhore

Nëse partitë politike (ashtu siç proklamojnë) ia duan të mirën Kosovës do të duhej ta merrnin seriozisht në konsideratë situatën në vend dhe të vendosinin që Kosovës t’ia japin qeverinë më të nevojshme në këtë situatë. Dy zgjidhje janë edhe të mira, edhe të mundshme:1) Një qeveri gjithëpërfshirëse (100 deputetë shqipatarë) me mandat njëvjeçar. Gjatë këtij viti do të duhej t’i përfundonin çështjet si formimi i ushtrisë, demarkacioni, asociacioni dhe një reformë të mirëfilltë zgjedhore e pastaj në zgjedhje të reja;