Kandidatët për Euro 2020

Federata evropiane e futbollit (UEFA) ka bërë të ditur emrat e shteteve që kanë paraqitur kandidaturën e tyre për të qenë nikoqirë të ndeshjeve të Euro 2020. Gara do të zhvillohet për herë të parë anembanë kontinentit dhe UEFA ka njoftuar se 39 qytete nga 32 shtete kanë shprehur interesim për të organizuar ndeshjet e…

Sport

20/09/2013 16:46

Federata evropiane e futbollit (UEFA) ka bërë të ditur emrat e shteteve që kanë paraqitur kandidaturën e tyre për të qenë nikoqirë të ndeshjeve të Euro 2020.

Gara do të zhvillohet për herë të parë anembanë kontinentit dhe UEFA ka njoftuar se 39 qytete nga 32 shtete kanë shprehur interesim për të organizuar ndeshjet e Evropianit 2020.

32 kandidatët në fjalë janë: Armenia (Yerevan), Azerbajxhani (Baku), Bjellorusia (Minsk), Belgjika (Bruksel), Bullgaria (Sofja), Kroacia (Zagreb), Republika çeke (Pragë), Danimarka (Kopenhagë), Anglia (Londër), Finlanda (Helsinki), Franca (Lyon), Maqedonia (Shkupi), Gjermania (Munich), Greqia (Athinë), Hungaria (Budapest), Izrael (Jerusalem), Italia (Romë dhe Milano), Kazakistani (Astana), Holanda (Amsterdam), Polonia (Varshavë dhe Chorzow), Portugalia (Lisbona dhe Porto), Republika e Irlandës (Dublin), Rumania (Bukuresht), Rusia (Saint Petersburg), Skocia (Glasgow), Serbia (Beograd), Spanja (Madrid, Barcelona, Bilbao dhe Valencia), Suedia (Solna), Zvicra (Basel), Turqia (Stamboll), Ukraina (Kyiv dhe Donetsk) dhe Uellsi (Cardiff).