Kandidatët e Milanit

Milan është në krizë dhe ndeshjet e ardhshme mund ta përcaktojnë fatin e trajnerit Massimiliano Allegri. Dueli kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën mund të jetë shansi i tij i fundit ta nxjerr ekipin nga periudha negative. Por, duke pasur parasysh kualitetet e kundërshtarit ky do të jetë një mision mjaft vështirë i…

Sport

04/11/2013 16:25

Milan është në krizë dhe ndeshjet e ardhshme mund ta përcaktojnë fatin e trajnerit Massimiliano Allegri. Dueli kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën mund të jetë shansi i tij i fundit ta nxjerr ekipin nga periudha negative.

Por, duke pasur parasysh kualitetet e kundërshtarit ky do të jetë një mision mjaft vështirë i realizueshëm.

Përndryshe, në Milanello kanë filluar të analizohen emra të ndryshëm për pasardhësin e tij. Ja disa prej tyre.

Filippo Inzaghi 40% – Aktualisht në drejtim të ekipit të juniorëve të Milanit, por zhvillimi i tij si trajner është i konsiderueshëm. Nënkryetari Adriano Galliani është duke menduar për promovimin e tij dhe ngadalë mund t’i vjen rasti.

Devis Mangia 30 % – Në pritje pas përfundimit të aventurës në krye të ekipit U-21 të Italisë, i ka mohuar kontaktet me Milanin. “Po flitet për mua si trajner i ardhshëm i Milanit? Nuk jam në njohuri”. Por, spekulimet janë të vazhdueshme.

Filippo Galli / Mauro Tassotti 20% – Zgjidhja e brendshme. Çmimi i lirë, opsion i përkohshëm.

Clarence Seedorf 5% – I preferuari i presidentit Silvio Berlusconi, është ende futbollist aktiv te Botafogo në Brazil, por mund të jetë i gatshëm ta drejtojë ish skuadrën e tij në një rol të ri.

Giovanni Trapattoni 5% – Përvojë, përvojë, përvojë. Trapattoni, 74-vjeç assesi nuk dëshiron të largohet nga futbolli dhe përmendet si opsion për bankinën e Milanit.