Kanceri i zorrës së trashë në rritje tek personat nën 50 vjeç

Edhe pse normat e përgjithshme të kancerit në zorrën e trashë janë në rënie, e njejta nuk po ndodhë tek personat nën moshën 50 vjeç.

Lifestyle

25/05/2016 00:12

Sipas studiuesve, në Amerikë normat e të prekurve me kancer në zorrën e trashë që i takojnë moshës nën 50 vjeç janë rritur për 11% gjatë dekadës së fundit, transmeton lajmi.net

“Ne me të vërtetë nuk e dimë se cila është arsya e rritjes së kancerit në zorrën e trashë tek personat më të rinjë”, është shprehur autori i studimit, Dr.Elie Sutton.

“Kjo mund të jetë si shkak i prekjes nga inflamacionet e ndryshme apo edhe nga ndryshimet e dietave, por nuk dihet qartë”, ka shtuar ai.

Studiuesit kanë treguar se ky lloj i kancerit tek personat nën 50 vjeç në shumicen e rasteve është zbuluar pasi është zhvilluar shumë.

Studimi ka gjetur se rastet e kancerit të zorrës së trashë tek personat nën 50 vjeç rriten 1% për çdo vit dhe kjo është shqetësuese, por ende numri më i madh i të prekurve nga ky lloj kanceri i takon atyre me moshë mbi 50 vjeçare.

Kanceri i zorrës së trashë është i treti më i zakonshëm. Studimet në lidhje me këtë dukuri vetëm sa kanë filluar dhe do të vazhdojnë edhe më tej, sipas studiuesve për të gjetur një shkaktar në lidhje me këtë gjë./lajmi.net