Kanceri do t’i vret 5.5 milionë gra deri në vitin 2030

Kanceri do t’i vret 5.5 milionë gra deri në vitin 2030, paralajmëron një raport i ri. Kjo do të shënojë 60 për qind rritje të vdekjeve në më pak se dy dekada.

Lajme

02/11/2016 14:59

Përderisa popullsia rritet dhe vjetrohet, më të prekurit nga kjo rritje e vdekjeve do të jenë gratë që jetojnë në shtete të varfra dhe me kushte mesatare, sipas studimit të kryer nga American Cancer Society, transmeton Telegrafi.

Raporti tregon se shumica e vdekjeve do të rrjedhin nga llojet e kancerit që janë preventive.

Kanceri veçse është duke i vrarë një në shtatë gra anë e mbanë botë – gjë e cila e bën këtë sëmundje shkaktarin e dytë më të madh të vdekjeve, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Të katër llojet e kancereve më vdekjeprurëse – siç është kanceri në gji, kanceri kolorektal, kanceri i mushkërive dhe kanceri i qafës – janë preventivë ose mund të detektohen shumë herët, kur trajtimi është shumë më i suksesshëm.

Në shtetet më të varfra, një proporcion shumë më i vogël i rasteve të kancerit diagnostikohen dhe trajtohen sesa në shtetet më të pasura, përderisa një grup shumë më i madh vdes.

Raporti i titulluar The Global Burden of Cancer in Women tregon se mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i pashëndetshëm, mbipesha dhe faktorët riprodhues janë ndër shkaktarët e kancerit.