Kanceri i lëkurës, analizë gjaku për melanomën

Shkencëtarët australianë thonë se kanë krijuar një test gjaku për të kapur melanomën në fazat e saj të para.

Lifestyle

19/07/2018 23:45

Analiza është krijuar për të bërë më të lehtë evidentimin e kancerit të lëkurës para se të bëhet fatal.

Aktualisht, mjekët bazohen në ekzaminimin e lëkurës dhe biopsisë për të zbuluar melanomën, e cila përhapet shumë shpejt.

Shkencëtarët thonë se analiza e gjakut mund të japë rezultate shumë më të sakta se sa syri i njeriut.

Analiza mbledh melanoma duke njohur auto-antitrupa të prodhuara nga trupi për të luftuar kancerin në fazën e hershme, transmeton top channel.

Në një përpjekje ku u përfshin 200 persona, gjysma e të cilëve me kancer, testi ishte i suksesshëm në 81.5 % të rasteve. Tashmë do t’i nënshtrohet testeve klinike që do të zhvillohen brenda tre vjetësh, në një përpjekje për të përmirësuar saktësinë me 90%. Shkencëtarët shpresojnë që ajo të miratohet për përdorim brenda 5 vitesh.