Shkencëtarët zbulojnë se kanabisi ndalon rritjen e kancerit

Bëhet e ditur se kanabisi ka efekte pozitive në disa sëmundje të ndryshme.

Lifestyle

10/04/2015 21:02

Shkencëtarët izraelit kanë gjetur se kanabisi mund të ndihmojë në ngadalësimin e rritjes së disa tumoreve kanceroz, thuhet sipas rezultateve preliminare të një hulumtimi të ri.

I njohur tashmë për efektet terapeutike në disa sëmundje, hulumtuesit në Institutin Technion në Haifa vendosën të marrin në konsideratë nëse bima, në gjitha format e saj, mund të ketë karakteristika kundërvepruese, raportoi Haaretz të enjten, transmeton Lajmi.net.

Konstatimet fillestare tregojnë potencial për efektivitetin e kanabisit në tumore të trurit dhe në kancer të gjirit, përderisa shkencëtarët janë ende duke i hetuar llojet e tjera.

Hulumtimi filloi një vit më parë, nën drejtimin e profesorit Dedi Meiri, nga Fakulteti i Biologjisë. Ky hulumtim u fokusua në proceset e citoskeletonit dhe ndarjes qelizore në qelizat e shëndetshme dhe ato kanceroze, transmeton Lajmi.net.

Studimet e mëhershme tregonin se kanabisi aktivizon një lloj mekanizmi vetë-shkatërrues në qelizat kanceroze të trurit, edhe pse Meiri ishte i qartë se është shumë herët që të nxirren përfundime definitive.