Kanabisi nuk ua ulë inteligjencën apo notat e shkollës – duhani…

Një studim i ri tregon se konsumimi i kanabisit apo marijuanës nuk e zvogëlon inteligjencën apo nuk ndikon tek notat shkollore – por këtë e bën pirja e duhanit.

Fun

12/01/2016 16:11

 

Me fjalë të tjera, kanabisi nuk është aq i keq sa kishin deklaruar studimet e fundit, raporton lajmi.net.

Hulumtuesit e këtij studimi i kanë studiuar 2235 fëmijë dhe ua kanë studiuar performancën e inteligjencës dhe atë në shkollë gjatë moshës 15 dhe 16 vjeçare.

Hulumtuesit kanë shkruar në Journal of Psycopharmalocogy duke thënë: “Ne i kemi studiuar lidhjet e konsumimit të kanabisit tek adoleshentët dhe kemi zbuluar se ata që kanë përdorur kanabis 50 herë nuk kanë pasur ndonjë ndryshim në inteligjencë apo në nota të shkollës, njëjtë sikurse ata që nuk kanë konsumuar kurrë”, transmeton lajmi.net.

Por, të njëjtën gjë nuk e kanë thënë për pirësit e duhanit, pasi që kanë gjetur lidhje të ndryshme se pirja e duhanit ndikon në inteligjencën e adoleshentëve si dhe në notat e tyre në shkollë. /lajmi.net