Kampioni Ynë

Nëse ka një arsye pse ne kosovarët duhet të gëzohemi për pesë trofetë e Bayern Munichut të fituar gjatë vitit 2013, është fakti se ky sukses u regjistrua edhe për meritë të Xherdan Shaqiri. Pavarësisht se ai nuk luan për Shqipërinë, mbetet një shqiptar dhe e tregoi veten pas fitores 2:1 ndaj Borussia Dortmundit në…

Sport

31/12/2013 09:00

Nëse ka një arsye pse ne kosovarët duhet të gëzohemi për pesë trofetë e Bayern Munichut të fituar gjatë vitit 2013, është fakti se ky sukses u regjistrua edhe për meritë të Xherdan Shaqiri.

Pavarësisht se ai nuk luan për Shqipërinë, mbetet një shqiptar dhe e tregoi veten pas fitores 2:1 ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve, kur u paraqit në fushë i mbështjell me flamurin e Kosovës, së bashku me atë të Zvicrës.

Kush është lojtari shqiptar më i suksesshëm në histori? Padyshim që Xherdan Shaqiri, për trofetë që ka fituar. “5 tituj me ni vjet!!! Flm prej zemres krejtve per mbeshtetjen qy i boni ku do jom!!”.

Këto ishin fjalët që shkroi mesfushori nga Zhegra pas triumfit të Bayernit në Kampionatin botëror për klube, në dhjetor.

Tashmë, ai ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube.