Kampioni shqiptar, trajner në ISIS (Foto)

Kampionin shqiptar në Thai Boxing, Valdet Gashi, dyshohet se është duke u stërvitur luftëtarët e grupit terrorist ISIS.

Sport

07/03/2015 11:45

Kampionin shqiptar në Thai Boxing, Valdet Gashi, akuzohet për bashkëpunim me grupin terrorist ISIS.

Ai së bashku me disa shokë kanë hapur një qendër stërvitore për Arte Marciale, që duhet MMA Sunna, shkruan e përditshmja zvicerane “Landbote”.

Dhe, ai ka përfunduar nën akuzë pas publikimit të një fotografie ku ai shfaq titujt e fituar derisa mban flamurin që përdoret nga grupet terroriste: ISIS, Al-Qaeda e Boko Haram.