Kampioni pëson në Prizren, Liria shënon fitoren e parë

Liria dhe Drita kanë hapur xhiron e tretë të Ipko Superligës së Kosovës.

Sport

31/08/2018 18:37

Ishte skuadra nga Prizreni që arriti ta fitonte këtë ndeshje, duke i mundur 3:2 kampionët e Kosovës.

Gjilanasit kaluan të parët në epërsi më anë të Xhevdet Shabanit, në mituën e 30’.

Vetëm pas 13 minutave lojë, prizrenasit barazuan shifrat përmes Qëndrim Gashit, i cili me një supergol qoi skuadrën më të qetë në pushim.

Pjesa e dytë filloi me një iniciativë të gjilanasve dhe në minutën e 52’, ishte Haxhi Neziraj që kaloi Dritën në epërsi.

Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 65’, falë një gabimi trashanik të portierit Leutrim Kryeziu, ishte Fetahaj ai që barazoi rezultatin në 2:2.

Befasia erdhi në minutën e 73’ kur Liria, përsëri me anë të Fetahaj, realizoi golin e tretë dhe përmbysi rezultatin. Ishte ky gol që vendosi fatin e takimit.

Pas tri xhirove, Liria numëron tri pikë, kurse Drita mbetët poashtu në kuotën e tri pikëve.

Ishte kjo fitorja e parë e Lirisë dhe humbja e dytë radhazi për kampionët në fuqi. /Lajmi.net/