Kampioni pa skuadër

Portugalia triumfoi në “Euro 2016”. Por ekipi ka një çudi të madhe. Rui Jorge, selektor i skuadrës U-21, mbeti me tetë futbollistë dhe u desh të ftojë të tjerë duke përfshirë një pa ekip në mënyrë që të krijojë një grup të mjaftueshëm për të marrë pjesë në Olimpiadë

Sport

17/07/2016 12:02

“O Seleçao que nao existe”. Kombëtarja që nuk ekziston e që në fakt është e vërtetë, Portugalia. Po, e keni lexuar mirë. Portugalia, e freskët nga triumfi në “Euro 2016” nuk ka një skuadër. Mos mendoni keq, ajo që e ngriti trofeun e kampionit të Evropës në Paris një javë më parë mund të jetë ende duke festuar.

Por, Portugalia nuk ka një ekip për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro më pak se një muaj më vonë. I “gjori” Rui Jorge, selektor i ekipit U-21 dhe ekipit olimpik, ka telashe të mëdha. Faji i Evropianit të fituar? Ndoshta. Por, ish-futbollistët e tij si Joao Mario, Andre Gomes, Raphael Guerrero, e William Carvallho, ata të cilët arritën ta ndihmojnë ekipin të arrijë deri në finalen e Evropianit U-21 të humbur një vit më parë në Pragë nga Suedia, nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Jorge, sepse janë në pushime pas angazhimeve në Francë. E njëjta vlen edhe për mesfushorin e talentuar Renato Sanches – futbollisti më i mirë i ri në “Euro 2016” – i cili në bazë të moshës do t’i përshtatej më së miri skuadrës së Rui Jorge, nuk është në dispozicion. Në fakt, ai nuk ishte as një vit më parë në Republikën Çeke.

Pastaj vijnë të tjerët e “mëdhenj”, që konsiderohen si jashtë normës për shkak të moshës. Secila skuadër pjesëmarrëse në Olimpiadë duhet t’i ketë vetëm tre futbollistë mbi moshën 23-vjeçare. E njëjta vlen edhe për futbollistët nën moshën 23-vjeçare të cilëve u është mohuar e drejta për të udhëtuar për në Rio. Në përgjithësi, “refuzimet” e marra ishin gjithsejtë 30. Dhe, për këtë arsye më herët gjatë kësaj jave, gjatë një konference për medie, Rui Jorge u ankua se kishte vetëm tetë futbollistë në dispozicion nga 35 të kontaktuar. Një numër i vogël, i pamjaftueshëm duke marrë parasysh se për të rreshtuar një formacion i nevojiten 11. Në fund u duk sikur do t’ia dalë duke e inkuadruar në skuadër një futbollist me vitin e lindjes 1996, dhe Bruno Fernandesin e Udineses, i cili në mungesë të tjerëve do të luajë rolin e një prej elementeve më të rëndësishëm në skuadrën e Jorge.

Dallim i madh

Për dallim nga skuadra nënkampione e Evropës një vit më parë, janë ende kapiteni Sergio Oliveira, mbrojtësit Ricardo Esgaio dhe Tiago Ilori, së bashku me sulmuesin Gonzalo Paciencia. Në portë nuk do të jetë Jose Sa, sepse Porto nuk e ka lejuar andaj do të ketë vend për Varena – i cili ishte titullar në ndeshjet e deritashme të zhvilluar në kategorinë U-21 për Evropianin e radhës – dhe Joel Pereira, portier i lindur më 1996 nga Manchester United. Dhe, për të plotësuar numrin u ftua edhe Andre Martins, 18-vjeçar, pa ekip. Krejt kjo pasi selektori Jorge nuk kishte opsion tjetër në mënyrë që të formojë dhe disa opsione për bankën e rezervistëve. Nuk është një ekip i yjeve, por së paku kanë arritur në 18, nuk është keq për një epitet: “Seleçao que nao existe”./Zeri./