Kampioni kosovar turpërohet në shtëpi nga Vikinguri (VIDEO)

Trepça '89 është eliminuar në mënyrë të turpshme nga parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Sport

04/07/2017 19:49

Kampioni kosovar është mposhtur nga ekipi gjysmë-amator nga Ishujt Faroe, Vikingur.

Pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë, pritej rikthimi i rezultatit sot në Mitrovicë, por ndodhi krejt e kundërta.

89-shi u shkatërrua në tërësi duke humbur me rezultat të thellë, 4:1.

Gjithçka u vështirësua pas daljes me të kuq nga Blerand Kurtishaj në minutën e 33-të.

Golat për mysafirët i shënuan Angel, Islami (autogol) dhe Vatnhamar (2), ndërsa për 89-shin realizoi Florent Hasani.

Vikinguri kualifikohet kështu në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

http://www.dailymotion.com/video/x5sia8n_0-3-solvi-vatnhamar-goal-uefa-champions-league-qualifying-r1-04-07-2017-kf-trepca-89-0-3-vikingur-go_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5sib4q_0-4-hans-jakup-lervig-goal-uefa-champions-league-qualifying-r1-04-07-2017-kf-trepca-89-0-4-vikingur_sport