Kampioni i zbehtë

Shumica e kanë pranuar se Manchester United vështirë se do të mbrojë kurorën e kampionit në Premierligë. Por, gjendja aktuale tregon se skuadra e menaxherit David Moyes rrezikon të bëjë kandidaturën më të dobët për mbrojtjen e titullit, në histori të ligës. Në fakt, vetëm tre kampionë në fuqi, në 20 vjetët e fundit kanë…

Sport

10/01/2014 17:11

Shumica e kanë pranuar se Manchester United vështirë se do të mbrojë kurorën e kampionit në Premierligë.

Por, gjendja aktuale tregon se skuadra e menaxherit David Moyes rrezikon të bëjë kandidaturën më të dobët për mbrojtjen e titullit, në histori të ligës.

Në fakt, vetëm tre kampionë në fuqi, në 20 vjetët e fundit kanë përfunduar jashtë dy pozitave të para në stinorin e ardhshëm. Vetëm një herë, Blackburn Rovers më 1996, doli më poshtë se vendi i tretë.

Kanë kaluar 10 vjet prej kur një kampion në fuqi dështoi të mbyll stinorin pasues më poshtë se pozita e dytë, derisa është munduar të mbrojë titullin.

Andaj, me gjendjen aktuale të Unitedit në pozitën e shtatë, 11 pikë më pak se lideri Arsenal, gjiganti nga Old Trafford duket se do ta thyejë trendin që ka zgjatur gati dy dekada.