Kampioni i Kosovës merr trajnerin e njohur, por nuk nënshkruan kontratë me të

Gani Sejdiu do të jetë trajner i Trepçës ’89 të paktën deri në fund të stinorit vjeshtor.

Sport

18/10/2017 18:36

Palët kanë arritur marrëveshje, por pa e nënshkruar atë zyrtarisht.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri mitrovicas.

Ai u shpreh se do ta drejtojë kampionin e Kosovës në formë ndihme deri në janar, ndërsa më pas do të vendos përfundimisht për të ardhmen.

“Kam arritur marrëveshje vullnetare me 89-shin. Do t’i ndihmoj ekipit duke e drejtuar atë deri në janar, por pa nënshkruar kontratë për shkak se jam në pritje të ndonjë oferte serioze me plan afatgjatë. Jam mitrovicas dhe i kam borxh këtij ekipi. Më pas do të bisedojmë në janar dhe të shohim”, deklaroi Sejdiu për “Olle”.

gani-sejdiu