Kampionati i Kosovës në automobilizëm përfundon në këtë fundjavë

Me garën e disiplinës malore, e cila do të zhvillohet në fshatin Grashticë, në këtë fundjavë, përfudnon kampionati i Kosovës në automobilizëm.

Sport

22/10/2015 18:29

Kjo është gara e tetë në këtë disiplinë, e 13-ta në përgjithësi (plus një në karting) e organizuar nga FASK-u, duke bërë që kampionati i sivjetmë të jetë më masivi që është organizuar ndonjëherë në Kosovë, jo vetëm për nga numri i garave, por edhe i pjesëmarrësve, transmeton lajmi.net.

Edhe në garën e fundit, vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar në kategorinë e pestë, duke marrë parasysh që Valdet Krasniqi i Prishtina RT dhe Liridon Kalenderi i Prizreni D&G janë duke zhvilluar “luftë“ të madhe për pozitën e parë në këtë kategori, por edhe në plasmanin e përgjithshëm.

Ndërkohë, në kategoritë tjera situata është më e qartë, por gjithsesi që edhe kjo fundjavë do të sjellë spektakël.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet me të cilat bashkëpunon, i ka bërë të gjitha përgatitjet me qëllim që edhe gara e fundit të kalojë pa incidente dhe kampionati të mbyllet në mënyrën më mirë të mundshme.

 Në Grashticë edhe skuadra elite e automobilistëve nga Mali i Zi

 

Gjatë këtij viti garuesit tanë e patën mundësinë që veç garave në rrafshin vendor të sprovohen edhe në Zagreb, Llovçen dhe së fundi në Buzet të Kroacisë.

FASK-u kësaj radhe ka vendosur të ftojë mysafirë nga Mali i Zi, ndërsa Federata përkatëse e këtij vendi i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese, madje në Grashticë do të jetë skuadra elite e garuesve malazezë.

Igor Dobrisa (Yugo), Savo Duroviq (Yugo), Tripo Ivoviq (Seat), Fabris Ivan (Peugeot), Nemanja Kascelan (Honda), Zoran Rajmel (Skoda),  Zlatko Dubreta (BMË), Zelko Baniqeviq (VË) dhe Nikola Nikoliq (Honda) janë garuesit mysafirë, të cilat bazuar në përvojën dhe veturat e tyre, sigurisht që do të ofrojnë emocione për dashamirët e automobilizmit./ lajmi.net