Kampionati Botëror në Rusi – Humbje për lirinë e shtypit

Për shkaqe sigurie gazetari i ARD, Hajo Seppelt që zbuloi skandalin e dopingut në Rusi ka hequr dorë nga vajtja në Kampionatin Botëror. Gazetaria kritike është kështu humbësi i parë i kampionatit mendon, Thomas Latschan.

Bota

16/06/2018 12:13

Mijëra gazetarë dridhen kur dëgjojnë bilbilin për hapjen e Kampionatit Botëror në Rusi. Mes tyre nuk ndodhet Hajo Seppelt. Ai është gazetar sporti i televizionit gjerman ARD dhe shihet në Gjermani si institucion, dhe në nivel ndërkombëtar i njohur në çështjet e sqarimit të dopingut në sport, gazetar investigativ dhe kritik.

Kur miliarda tifozë futbolli hidhen përpjetë nga sinjali i bilbilit të Kampionatit Botëror në Rusi, prezent me siguri është Vladimir Putin. Atij i duhet Kampionati Botëror për t’ i prezantuar vendin e tij gjithë botës, Rusinë si vendim mikpritës së Kampionatit. Rusia sërish superfuqi e fortë. Rusia, komb krenar i sportit, me shkëlqim të mjaftueshëm për të nxirë me diell edhe Putinin.

Kampionati Botëror i Futbollit në Rusi pa asnjë re zë zezë

Retë e zeza që kanë qenë sipër Rusisë, këtij vendi sportdashës, nuk duhen parë nga tifozët. Hajo Seppelt, gazetari gjerman i sportit, pati hedhur shumë re të zeza mbi shkëlqimin e sportit rus. Sipas mendimit të rusëve shumë më tepër se duhet. Ai zbuloi sistematikisht dopingun shtetëror mbi sportistët më të mirë rusë, shkaktoi dëbimin e pjesshëm të sportistëve rus nga Lojërat Olimpike 2016 në Rio dhe 2018 në Phenjan duke e kthyer veten në një lloj armiku për shtetin rus. Edhe sot ai merr mesazhe armiqësore në internet, sharje dhe kërcënime me vrasje. Në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbllit ai u shpall nga autoritetet ruse perspona non grata dhe iu refuzua viza fillimisht, por iu dha më vonë me ndërhyrjen e kancelares Merkel. Megjithatë, autoritetet për çështjet e sigurisë mendojnë se gazetari i sportit ndodhet para një “rreziku të paparashikueshëm” nëse shkon në Rusi.

Duke qenë gazetar kritik nuk je shumë i mirëpritur në Rusi. Gazetarët politikë shpesh sulmohen hapur, vendosen nën presion, iu shtihet frika e duhet nganjëherë të kenë frikë për jetën. Mediat ndërkombëtare mund të cilësohen që prej fundit të vitit 2017 si “agjentë të huaj”. Edhe gazetarët kritikë ndaj Rusisë që ndodhen në vendet e tjera janë kthyer në tabela qitjeje për fushatat e nxitjes së urrejtjes në internet.

ëshmi për varfërinë e Rusisë – dhe FIFA-s

Që gjendja e sigurisë në Rusi edhe për një gazetar të huaj sportiv të jetë kaq kritike, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Aktualisht ajo tregon edhe një herë se sa keq është liria e shtypit në vendin mikpritës të Kampionatit Botëror. Në rastin e Seppelt, qarqet gjermane të sigurisë than se atij mund t’ i ndodhë që të merret në pyetje nga pala ruse, dhe në rast “mungese bashkëpunimi” të mjaftueshëm mund edhe të arrestohet. Madje “akte spontane dhune” kundër Seppelt nuk përjashtohen. Kjo tregon se sa shumë zien shpirti rus, se sa shumë armiqësim në vend të sqarimit ekziston në Rusi. Qevera rusie duket se nuk është e interesuar në sqarimin e skandalit të dopingut, për më tepër tani.

Në fakt ajo që kërkohet është një deklaratë e qartë e Ligës Botërore të Futbollit. Sepse në artikullin 3 të statuteve të FIFA-s, tek kushtet themelore që duhet të plotësojë një vend që të jetë mikpritës i Kampionatit Botëror bën pjesë edhe liria e shtypit dhe liria e mediave. Në këtë rast duhej një sinjal i qartë nga Moska që reporterët nuk do të ndalohen të kryejnë punën e tyre sepse Kremlinit nuk i pëlqen raportimi i tyre. Nëse FIFA do të kishte qenë konsekuente, atëherë ajo do të duhej ta përdorte këtë rast për të rishikuar në përgjithësi praktikat e dhënies së kampionateve botërorë. Deri tani qendra e FIFA-s në Gjenevë nuk ka thënë asgjë. Liga botërore e futbollit luan me kohën.

Humbësi i parë i Botërorit dihet

Dhe nuk ka rëndësi cili ekip do jetë Kampioni i Botërorit, sepse kjo lojë është fituar që tani nga Putini dhe FIFA. Gazetaria kritike ulet në karrigen e humbësit në Rusi. Sepse në momentin kur u hodh topi, e gjithë vëmendja përqendrohet tek aktiviteti sportiv./DW