Kamomil limon dhe…Metoda natyrale për të çelur ngjyrën e flokëve

Ka një mënyrë për të çelur ngjyrën e flokëve pa shkuar te parukierja. Jo vetëm qe do kurseni paratë por nuk do të dëmtoni as flokët me produkte kimike që janë shumë më të forta kur kërkojmë të arrijmë një ngjyrë të hapur. 

Lifestyle

31/03/2018 15:13

Ka disa mënyra natyrale për të çelur ngjyrën e flokëve. Mund t’i provosh në shtëpi dhe do të kesh të njëjtin rezutlat.

Metoda me kamomil, kurkumë dhe limon

Të çelësh flokët me kamomil është një nga metodat më të përhapura. Mjafton të vendosësh një bistinë në ujë të ngrohtë, ta lësh disa mënura dhe të përgatisësh më pas shampon me lëngun e përftuar.
Pas disa përdorimesh do të kesh flokë shumë më të çelët e të ndriçuar.

Një gjë të ngjashme mund të arrish edhe me pluhurin e kurkumës. Hidhni një lugë në ujë të nxehtë, përziejeni deri sat ë keni një krem homogjen dhe lyeni flokët me të. Mbajeni gjysmë orë dhe shpëlajeni.

Nëse doni, provoni edhe limonin. Shtrydhni dy limona në një gotë ujë dhe lyeni flokët. Duhen sërish 30 minuta përpara se të shpëlani flokët dhe të vendosni balsamin…
Provojini!