Kamishi ndan 10 bursa për studentë në dhjetëvjetorin e pavarësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do t’i shpërndaj 10 bursa për studentë.

Lajme

07/02/2018 19:19

Meqë jemi në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, do të vazhdoje misionin e nisur që 5 vite për ndarje të bursave për studentë, ka treguar ai.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kam filluar me 8 bursa, ndërsa këtë vit për hir të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ndajë nga buxheti im personal edhe 10 bursa për studentë”, ka shkruar Haxhiu.

“Pas luftës për liri dhe pavarësi, qëllimi i gjithë neve mbetet arsimimi e ecja përpara përkrahë kombeve të përparuara, kjo mund të arrihet vetëm me dije! Andaj këto 10 BURSA për studentë, uroje që sadopak të kontribuojnë në këtë drejtim”.

“Përveç ndarjes se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të përmbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë”.