Kamioni shkel punëtorët serbë, derisa po hanin mëngjesin – ka edhe të vdekur! (Video)

Punëtorët e pafat ishin duke ngrënë mëngjesin në një trapezari të hapur, kur një kamion, i cili po transportonte lëndën e parë për fabrikën, nga shkaqe ende të pa njohura ishte “sulur” drejt tyre.

Bota

30/03/2017 12:29

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një serbe (28), punëtore e kompanisë ka gjetur vdekjen, si dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë, në orët e sotme të mëngjesit, në Piteshti, Rumani.

Sipas raporteve të mediave lokale, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, por shoferi ka humbur kontrollin e automjetit.

Sipas informatave jozyrtare, shkruajnë mediat serbe, në mesin e të lënduarve janë edhe dy shtetas serbë. /Telegrafi/