Kamioni i Teslas “do të çmendë njerëzit”

Kamioni i Teslas do të prezantohet të enjten dhe sipas themeluesit, Elon Musk, do të çmendë adhuruesit e kamionëve

Auto & Tek

14/11/2017 10:10

Tesla semi është kamioni i ri që pritet të ketë bateri të madhe që i mjafton të ecën deri në rreth 450 kilometra distancë.

Së fundmi, Musk ka shkruar në Twitter se projekti i radhës nga Tesla do të “nxjerrë mendjen nga koka”.

“Specifikat e kamionit do të jenë më të mira se gjithçka që është raportuar deri tash”, ka shkruar ai.