Kamioni del nga rruga dhe përplaset me murin

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier – Levan.

Lajme

18/07/2018 09:27

Raportohet se një kamion ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës dhe është përplasur me murin e një biznesi.

Sipas njoftimeve të para nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz por dëme materiale. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.