Kamioni 12 tonësh godet Mercedesin, dhe qindra metra e tërheq zvarrë – mrekullisht nuk lëndohet askush (Video) – Lajmi.net
Kamioni 12 tonësh godet Mercedesin, dhe qindra metra e tërheq zvarrë – mrekullisht nuk lëndohet askush (Video)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 18:00, 7 June 2018
Një kamion 12 tonësh që transportonte çimento në mikser ka goditur një Mercedes-Benz, të cilin për qindra metra e tërhoqi zvarrë nëpër rrugë.

Derisa shoferi i veturës luksoze gjermane që kap vlerën e 70 mijë dollarëve mundohej të ndërronte korsinë, shoferi i kamionit nuk kishte vërejtur sinjalizuesin e tij dhe kështu ishte nisur në drejtimin e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Dhe në një moment e godet në njërën nga rrugët më të frekuentuara të Sydney, dhe fillon ta tërheq zvarrë nëpër rrugë veturën dy tonëshe.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës, ku për fat të mirë askush nuk është lënduar. Megjithatë, po të mos ishte shtylla e semaforit, vetura Mercedes do të vazhdonte të tërhiqej zvarrë nga kamioni.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO