Kamionçina bie nga ura në lumë, lëndohen dy persona

Një kamionçinë, e drejtuar nga një 60-vjeçar, ka dalë nga ura dhe ka përfunduar në lumë.

Lajme

10/10/2018 22:28

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë dhe për pasojë, janë plagosur dy persona që udhëtonin me 60-vjeçarin.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin Gj. P., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Lekbibaj – Fierzë, në vendin e quajtur “Ura Meturit”, duke drejtuar kamionçinën tip “Benz”, ka dalë nga ura dhe ka rënë në lumë për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit B. P., dhe A. P., banues në fshatin Lekbibaj, dhe ndodhen në spital, janë jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 09. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin Gj. P., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Lekbibaj – Fierzë, në vendin e quajtur “Ura Meturit”, duke drejtuar kamionçinën tip “Benz”, ka dalë nga ura dhe ka rënë në lumë për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit B. P., dhe A. P., banues në fshatin Lekbibaj, dhe ndodhen në spital, janë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.