Kamerierja surprizohet në ditën e gënjeshtrave

Chelsea Roth mori një bakshish prej 1000$, një pushim në Hawaii, një makinë të re dhe punën e ëndrrave- mësim për joga terapeutike në një qendër trajtimi.

Fun

17/04/2014 01:48

Kamarierja Chelsea Roth e rriti motrën e vogël vetë, ka luftuar për ta përballuar çrregullimin në ngrënie që e la të shtrirë në spital për 18 muaj, por më vonë hapi një joga-program jo-fitimprurës, që t’i ndihmojë të tjetrët të përballen me problemet e njejta.

Ajo është shumë bamirëse dhe e mirë, por kishte një jetë të vështirë, një veturë të vjetër dhe shumë pak kohë për veten.

Dhe në ditën e 1 prillit, Roth mori një ‘shaka të mirë’ për të nderuar punën e saj të mirë dhe frymën pozitive. Në një ditë jo të zakonshme në kafenenë ku ajo punonte, u vendosën kamera të shumta dhe është përgatitur i gjithë skenari për të befasuar Chelsean.

Asaj konsumatorët ‘e zakonshëm’ i linin bakshishe të një-pas-njëshme, ndërsa ajo e hutuar nuk ka ditur as si të reagonte.

Ajo mori një bakshish prej 1000$, një pushim në Hawaii, një makinë të re dhe punën e ëndrrave- mësim për joga terapeutike në një qendër trajtimi.

Për më shumë, kjo është video nga emisioni ‘Break’ e xhiruar në një nga lokalet e Los Angeles..