Kamerat kapin momentin kur hajni vjedh arkën në një barnatore në Prishtinë

Një hajdut është kapur nga kamerat në momentin kur po vidhte një barnatore në Prishtinë.

Lajme

22/05/2018 21:31

Në një barnatore në sheshin “Bill Klinton” në kryeqytet ka qenë cak i hajnave më datën 15 të këtij muaji pak para mesnatës në ora 23:30, shkruan Gazeta Shneta.

Në një video që ka siguruar Gazeta, hajni shihet duke vjedhur arkën e barnatores e cila ishte e mbyllur. Hajni ka arritur të vjedh rreth 400 euro nga shitja e ditës paraprake.

Videon e ka në dispozicion edhe Policia e Kosovës, e cila është duke hetuar rastin. Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar. Barnatoret janë objekt i shpeshtë i sulmeve të hajnave, e madje një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë orëve të ditës.

YouTube player