Kameramania ia Petra Laslo do të padis Facebook-un dhe refugjatin që e shqelmoi

Petra Laslo, kameramania hungareze, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes –pasi që ka shqelmuar një refugjat, thotë se do të padisë Facebook-un dhe refugjatin të cilin e ka shqelmuar.

Bota

21/10/2015 11:32

Në fillim të shtatorit është publikuar në të cilin shihet se kamermania e televizionit hungarez tri herë ka sulmuar fizikisht refugjatët që kanë tentuar që të kalojnë kordonin e Policisë tek qendra e pranimit për refugjatë Reske.

Pas kësaj ajo është shkarkuar nga televizioni në të cilin punonte.

Laslo thotë se pasi që kryhet procesi që është ngritur kundër saj edhe ajo do të ngritë dy padi.

Laslo ka thënë për gazetën rusë “izvestia.ru” se e ka ndërmend të padis rrjetin social Facebook sepse ka refuzuar ta heqë grupin që atë e ka kërcënuar ndërsa ka fshirë grupin që e ka mbështetur.

Po ashtu ajo ka thënë se do ta padis edhe refugjatin që e ka shqelmuar Osama Abdul Mohsen.

“Ai e ka ndryshuar deklaratën e tij”, ka thënë ajo.

Laslo që në fund ka kërkuar falje për sjelljet e saj, ka thënë se krejt këtë e ka bërë nga frika.

Laslo ka thënë se dëshiron të shpërngulet në Rusi.

“Ne mendojmë se Rusia për neve është e sigurt dhe mendoj se duhet ta mësojmë rusishten. Për neve është e rëndësishme ta lëshojmë Hungarinë”, ka thënë ajo.