Kamera Samsung Galaxy 2

Kamera Samsung Galaxy ishte një ndryshim i madh për Samsung. Ishte kamera e parë që kishte sistemin Android dhe kishte lidhje celulare. Tani është krijuar edhe modeli i dytë i kësaj kamere.

Auto & Tek

29/07/2014 15:24

Kjo kamerë ishte e ardhmja e të gjitha kamerave, duke sjellur fuqinë e internetit dhe aplikacioneve në kamera. Samsung shpreson që kjo kamerë do të ketë sukses të madh.

Kamera Galaxy 2 është gjenerata e dytë e këtij lloji të kamerës.

Kamera ka një mundësi për të bërë fotografi në 16.3 megapiksel dhe është e pajisur me një procesor 1.6GHz dy bërthamësh, 2GB RAM dhe sistemin operativ Android.

Si gjithë prodhimet e tjera, Galaxy 2 është e dizajnuar në mënyrë të veçantë. Trupi i saj duket sikur alumin nga një distancë, por në të vërtetë është prej plastike.

Ekrani i kamerës 4.8 inç është në rezolucion të njëjtë 1280 x 720 HD, dhe zmadhuesi optik mbetet i njëjtë 21x.