Kamera që e bëri themeluesin e saj miliarder

Kamera e vogël me definicion të lartë e quajtur GoPro e ka bërë themeluesin e kompanisë dhe shefin ekzekutiv miliarder.

Auto & Tek

16/10/2014 18:53

Kamera GoPro, e cila u krijua nga surfuesi kalifornian Nick Woodman, ka arritur shitje marramendëse për një kohë të shkurtër.

Kompania e Nick Woodman ka shitur 10 milion pajisje që nga viti 2009, transmeton Lajmi.net.

Tani, Nicku falë kësaj pajisje të vogël dhe shumë të pëlqyeshme në mbarë botën, është bërë një miliarder.

Një video me kamerën GoPro e cila ka kapur pamje në vende të ndryshme mund ta shihni më poshtë: