Kamera ekonomike Altek Cubic

Prodhuesi tajvanez Altek e ka lansuar një kamerë, të quajtur Cubic, i përdorshëm për smartphone të stilit Sony Cyber-Shot QX 10 e QX 100. Kamera do të jetë mjaft ekonomike, duke kushtuar 100 dollarë, dhe mund t’ju bashkohet smartphone e tabletave. Kjo kamerë posedon një sensor CMOS 1/3, me ekran 3 inç, ndërsa kamera është…

Auto & Tek

27/12/2013 19:00

Prodhuesi tajvanez Altek e ka lansuar një kamerë, të quajtur Cubic, i përdorshëm për smartphone të stilit Sony Cyber-Shot QX 10 e QX 100. Kamera do të jetë mjaft ekonomike, duke kushtuar 100 dollarë, dhe mund t’ju bashkohet smartphone e tabletave.

Kjo kamerë posedon një sensor CMOS 1/3, me ekran 3 inç, ndërsa kamera është 13 megapikselë, 3X ‘zoom’ optik, ‘flash’ të integruar dhe konektues Wi-Fi e NFC.

Kamera peshon 65 gramë dhe një mesatare të rezolucionit prej 52,5 x 45 x 26 mm. Ai pritet të jetë shumë shpejt i disponueshëm në tregun tajvanez. Ky prodhues nuk krijon produkte vetëm për vete, por edhe për të tjerët.

Altek ka njoftuar ndër të tjera se është duke punuar edhe në pajisje të tjera të imazhit për tableta dhe smartphone, kështu që nuk do të jetë e rastësishme ta shohim këtë kompani të përfshirë në produkte të gjigantëve tjerë.