Kamera e re e Canon mund të përdoret për përgjim

Meqë dronët po kushtojnë gjithmonë e më lirë dhe kamerat po bëhen gjithmonë e më të avancuara, ne e kemi më të lehtë që të përgjojmë të tjerët. Canon zbuloi sensorin APS-H CMOS me rezolucion 250 megapikselë, që mund të përdoret tek kamerat përgjuese.

Auto & Tek

13/09/2015 17:07

Gjiganti japonez i kamerave pretendon se kamera e saj e re me rezolucion 19,580 x 12,600 pikselë ka vendosur një rekord të ri sa i përket madhësisë së rezolucionit. Përveçse mund të shkrepë foto nga një distancë të lartë, kamera lejon fotografët të filmojnë video me një rezolucion të lartë me shpejtësi pesë pamje në sekondë. Më e rëndësishmja, pamjet janë 30 herë më të qarta se ato me rezolucion 4K (3,840 x 2,160 pikselë) ose 125 herë më të qarta se videot Full HD.

Videot mund të priten ose modifikohen pa u prekur rezolucioni dhe qartësia e imazhit. Canon shpreson që ky sensor të përdoret në të ardhmen tek mjetet mbikëqyrëse të specializuara për të luftuar krimin, të instrumentet me rezolucion të lartë dhe tek pajisje të tjera industriale.