Kamera e HTC tani mund të bëjë transmetime live në YouTube

Kamera HTC Re tani ka një përparësi ndaj kamerës GoPro.

Auto & Tek

08/01/2015 19:02

HTC është duke e bërë kamerën e tij në formë periskopi më shumë funksionale me një përditësim në program i cili lejon përdoruesit të transmetojnë video live në YouTube.

Kamera e aplikacionit Android do ta pranojë përditësimin më 9 janar, kurse përdoruesit e iOS do duhet të presin deri në një kohë që ta marrin përditësimin, transmeton Lajmi.net.

Pajisja Re kushton $199 dhe përmes saj përdoruesit më pas do të jenë në gjendje që të hynë në YouTube përmes aplikacionit të kamerës dhe të shpërndajnë lidhje private apo publike përmes rrjeteve sociale, mesazheve apo e-mail.