Kamenicë: Dy stalla me ushqim të kafshëve përfshihen nga zjarri

Një qytetar nga Tygjeci i Kamenicës ka raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri dy stalla me ushqim të kafshëve, ku ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Lajme

21/09/2018 10:49

Sipas Policisë së Kosovës, nuk raportohet për të lënduar,

“Njësitet relevante të Policisë së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.