Kamenicë, arrestohet një serb për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, serb i Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim seksual të fëmijëve.

Lajme

12/07/2018 12:53

Sipas policisë i arrestuari në Kamenicë para gjashtë muajve ka keqpërdorur seksualisht viktimën fëmijë, femër K/serbe.

“Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML-Prishtinë. Pas intervistim i dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/