Kamarierja në Kanada, detyrohet të punojë me këmbët e gjakosura

Një kameriere e paidentifikuar nga Alberta e Kanadasë, ia ka treguar shoqes së saj fotografinë e këmbëve, pasi kreu tërë turnin me taka të larta.

Lifestyle

11/05/2016 17:31

Nicola Gavins, e ka shfrytëzuar Facebook-un për të treguar historinë e mikeshës, e cila përkundër shputave të përgjakura u detyrua nga menaxheri të mbajë këpucët, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë ju që e vizitoni ‘Joey Restaurat’, të dini se aty mohohen të drejtat e punëtorëve. Ata duhet të punojnë në kushte ekstreme, për një pagë të vogël”, ka shkruar Gavins rreth fotografisë së shoqes së saj.

Mësohet se punonjësja e restorantit ka përjetuar dhimbje të mëdha në këmbë, si dhe i kanë humbur dy thonj shkaku i takave.

Megjithatë, ajo vazhdon edhe më tutje të punojë në të njëjtin vend, sepse është duke mbledhur para për studime.