Kamarieri shqiptar kapet me 2.1 kg kokainë në makinë

Zyrtarisht bënte punën e kamerierit, por në kohë të lirë merrej me shitje droge.

Lajme

29/04/2018 22:15

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Parma, Itali. Policia në fakt kishte dalë për të parandaluar vjedhjet, kur kanë vënë re një makinë ‘Passat’ të dyshimtë.

Policia i është vënë mbrapa shqiptarit, i cili sapo i ka vënë re, ka nisur të largohet me shpejtësi.

Në një moment ka bërë sikur ka ndaluar, duke i futur më pas marshin e ‘pestë’ e duke ikur me shpejtësi.

Ai është ndjekur deri në qendër dhe policia me dy makina i ka ndërprerë rrugën, duke bërë që shqiptari 30 vjeç, të mos kishte nga të shkonte.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur atij disa doza kokainë. Por me të hapur bagazhin e makinës është vënë re një modifikim i çuditshëm.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi e konsiderueshme droge të llojit kokainë me peshë 2.1 kilogramë e ndarë në disa pako.

Sipas policisë droga në treg kishte një vlerë prej 200 mijë eurosh./syri.net/