“Kam luajtur me Messin dhe Ronaldon, por Xavi ishte më i miri”

Pak janë futbollistët në botë që kanë veshur fanellat e dy skuadrave më të mëdha sot në botë, Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

11/05/2018 16:22

Kiko Femenia i Watfordit, që cilësohej një talent premtues, kishte një fillim karrierë unike, duke qenë pjesë e të dy skuadrave.

27 vjeçari kishte mundësinë që të stërviste edhe me Messin edhe me Ronaldon, por ishte krejt dikush tjetër që e impresionoi atë.

“Po, unë jam stërvitur me Messin dhe Ronaldon dhe ishte diçka e mirë, por djali që më kishte impresionuar më së shumti, ishte Xavi Hernandez në mesfushë, ai kurrë nuk humbiste topin”, ka deklaruar Femina.

27 vjeçari Femina, është pjesë e Watfordit që nga viti 2017, ku ka regjistruar 23 ndeshje dhe ka shënuar një gol./Lajmi.net/