“Kam folur me Hazardin, ai më tha se dëshiron të transferohet te Real Madrid”

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Danimarkës, Brian Laudrup, gjatë një interviste për medien kroate ‘Sportske Novosti’, ka thënë se Eden Hazard do të transferohet te Real Madrid.

Sport

14/07/2018 22:20

Këtë ai e ka thënë pas një bisedë që ka pasur me yllin e Belgjikës.

Hazard pas fitores që Belgjika e shënoi 2:0 ndaj Anglisë për vendin e tretë në Kupën e Botës, ka thënë se ka ardhur koha për diçka të re pas gjashtë viteve të mrekullueshme të kaluara te Chelsea.

“Unë fola me Hazard disa ditë më parë dhe ai më tha se do të shkojë te Real Madrid. Mendoj se do të ishte mirë për të dhe Real Madridin. Ai është një lojtar i klasit botëror”, ka thënë Laudrup./Lajmi.net/