Kalorësit presin Isa Boletinin (Foto)

Rreth 50 kalorës janë bërë gati për pritjen e eshtrave të heroit Isa Boletini, në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Lajme

09/06/2015 18:46

I zoti i shtëpisë Bajram Mustafa, në oborrin e të cilit janë mbledhur kalorësit me kuajtë e tyre, ka thënë se pritja e heroit në këtë mënyrë ngjason me atë të ushtarëve të Boletinit, njofton Klan Kosova.

Kuajt janë siguruar nga organizatorët e grupit që kanë udhëtuar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë drejt Vlorës.

Ata ndihen të entuziazmuar që pas një ore do të vijnë eshtrat e heroit, për të cilat kanë pritur kaq shumë që te varrosen në Boletin.

Fotografitë ekskluzive janë realizuar nga ekipi i Klan Kosovës.

kl3 kl2 kl1