Kaloni më shumë kohë në natyrë

Një ecje e gjatë në natyrë ku ka ajër të freskët, mund t’i bëjë mirë shëndetit tuaj dhe gjendjes mendore.

Lifestyle

22/01/2018 23:57

Megjithatë, përfitimet e “Nënës Natyrë” janë edhe më të gjera se sa mund ta keni kuptuar, transmeton Klan Kosova

Gjetjet treguan se njerëzit që kanë bërë vizita të gjata në hapësira të gjelbra kanë pasur shkallë më të ulët të depresionit dhe presionit të lartë të gjakut dhe ata të cilët kanë vizituar më shpesh kanë pasur kohezion më të madh social.

Më tej, duke kaluar më shumë kohë jashtë në veçanti mund të përfitojnë fëmijët.

“Fëmijët që rriten duke përjetuar mjediset natyrore mund të përfitojnë zhvillime të ndryshme, të kenë një vetëdije më të rritur për mjedisin mjedisor në krahasim me ata që nuk e praktikojnë ecjen në natyrë”, tha hulumtuesi kryesor Danielle Shanahan nga Universiteti i Queensland në Australi.

Vizitat në parqe janë të mira për shëndetin tonë, por nuk ka pasur pothuajse asnjë udhëzim se si ose sa shpesh njerëzit duhet të vizitojnë më shumë mjediset natyrore, dhe çfarë lloje ose karakteristika të natyrës janë të duhura për shëndet më të mirë.