Kalon 7 kilometra çdo natë për të marrë ushqim për shokët (Video)

Lilica, një kudër në qytetin Sao Carlos në Brazil, ishte qen rruge. Atë e gjeti Nele Vanya, pronarja e një pike të grumbullimit të mbeturinave teknike. Prej atëherë kudra jeton me të dhe me familjen e saj shumanëtarëshe, të cilën pos fëmijëve e përbëjnë edhe një qen, maçorr, një pelë dhe disa pula. 

Fun

20/07/2014 14:20

Mirëpo, këtë familje të madhe nuk është e lehtë ta ushqesh, kurse Lilica është ballafaquar me këtë problem pasi polli qentë e saj. Ushqimi që mund t[iu ofronte pronarja nuk ishte i mjaftueshëm, andaj kudra ndërmarrëse u nis në kërkim të ushqimit plotësues.

Duke krkuar ushqim rrugëve, Lilica arriti deri në një rrugë afro 7 kilometra, ku jeton Lucia Elen de Souza, një arsimtare e pamartuar dhe dashamirëse e kafshëve. Kur e pa kudrën duke kërkuar ushqim rreth kontejnerëve, arsimtarja mendoi që bëhet fjalë për qen të braktisur dhe vendosi ta ushqente, bashkë me kafshët e tjera që iu siguronte ushqim çdo mbrëmje.

Por, për befasi të saj, kudra e uritur nuk e ngrëni tërë ushqimin, pasi një pjesë të tij e ruajti. Nga shikimi i saj, dukej se ajo priste edhe diçka tjetër nga pronarja. Mësuesja Lucia shpejt kuptoi që kudra donte që ushqimin e mbetur t[ia dërgojë dikujt tjetër, andaj ia paketoi ushqimin në një qese, të cilën Lilica e bartte me kujdes të madh duke u kthyer mbrapshtë.

Këlyshët e saja atë mbrëmje të parë u ngin mirë me ushqim, kurse Lilica vijoi që rregullisht në orën 21 e 30 minuta t[vizitojë bamirësen e tij dhe që pasi të ushqehej vet, të priste nga mësuesja mbylljen e qeses për ta dërguar prapa për këlyshët dhe jo vetëm për ta.

Sepse pasi këlyshët u rritën dhe gjetën shtëpi të veta, kudra edhe më tutje vijonte çdo mbrëmje të shkonte për ushqim, kurse qesen e sillte për kafshët e tjera mike – një qen, mace dhe pulat.

Gjithë ata që e njohin Lilicën mendojnë se ajo bën diçka që meriton respekt, dhe ky është një mësim i mirë dhe inspirim për të gjithë njerëzit.

“Disa njerëz fshehin ato që kanë, vetëm që të mos e ndajnë me të tjerët. Por kudra nuk vepron kështu. Lilica është vërtetë qen i jashtëzakonshëms”, thotë Lucia.