Kaloi me hoverboard derisa ishte semafori kuq, rrezikoi të përplaset me furgon (Video)

Michael Scott ka qenë duke vozitur në Birmingham të Anglisë, ku ka parë një ngjarje të pazakontë me një të ri.

Lajme

13/08/2017 20:02

Derisa po lëvizte me hoverboard, injoroi dritën e kuqe në semafor, duke rrezikuar të përplaset me një furgon që vinte nga ana tjetër, transmeton Telegrafi.

“Mbante dëgjuese dhe shikonte gjatë tërë kohës në telefon. Duhet të ketë dënime të rrepta për këtë kategori”, ka shkruar Scott lidhur me rastin.

Fatmirësisht, në këtë rast është shmangur aksidenti. /Lajmi.net/