Kaloi 22 vite duke çarë malin, për të krijuar rrugë për bashkëfshatarët (Foto/Video)

Njerëzit që jetojnë në fshatra të vogla zakonisht duhet të udhëtojnë në vende të tjera për të punuar. Kështu, nëse qyteti është larg 2km, kjo do të thotë se ju duhet të udhëtoni 2km për të shkuar në punë.

Fun

18/07/2015 20:35

Por, për një fshat diku në Indi, ekzistonte një mal 300m i lartë në mes tij dhe qytetit më të afërt. Gelhour ishte një vend i prapambetur ku jetonin të varfrit dhe nuk kishin gjërat themelore si shkollë, spitale apo punë, transmeton Lajmi.net.

Kështu, për të shkuar në qytetin më të afërt, Wazirganj, këtyre njerëzve u duhej që të ecnin rreth e rreth malit dhe të rrezikonin jetën e tyre për tu ngjitur në të.

Ngjitja ishte shumë e vështirë, e rrezikshme dhe merrte disa orë, por të gjithë shkonin përmes këtij mali në Gelhour.

Një njeri, i quajtur Dashrath Manjhi, ishte në anën tjetër të malit duke prerë dru për familjen e tij, ndërsa gruaja e tij ishte ngjitur në mal një mbrëmje për të sjellë ushqim për të.

Por, ajo ra nga mali dhe u lëndua dhe enët të cilat mbanin ushqimin e saj u thyen. Ky ishte edhe momenti kur Dashrath vendosi se “mjaft është mjaft”, transmeton Lajmi.net.

2

Ai tha se tashmë janë bërë shumë vite që njerëzit po lëndohen duke rënë nga ky mal. Dashrath vendosi që t’i jap fund kësaj. Ai shiti tre dhi të familjes për të blerë disa pajisje për të ‘çarë’ malin në mënyrë që të krijonte një rrugë ku do të kalonin të gjithë pa u lënduar.

3

Njerëzit e fshatit e konsideruan këtë të pamundur dhe thanë se ai është ‘çmendur’. Por, ai vazhdoi dhe e bëri ëndrrën e tij realitet.

I morri 22 vjet kohë atij për ta çarë malin, por ai e bëri. Ai ditën e kalonte në fusha nga ora 8 deri në orën 13:00 për të sjellë ushqim për familjen, kurse punonte në çarjen e malit nga ora 4 në mëngjes deri në ora 8 dhe nga ora 13:00 deri në mbrëmje.

4

Kështu, pas shumë viteve ai përfundimisht çau malin dhe krijoi një rrugë për bashkëfshatarët e tij, duke përdorur vetëm duart dhe disa vegla të thjeshta. Ai krijoi një rrugë 30 metra të gjerë dhe 360 metra të gjatë.

5

Tani, fshati ishte vetëm 2km larg për njerëzit që shkonin në punë dhe fëmijët që shkonin në shkollë. Dashrath vdiq në vitin 2007 nga kanceri, por ai ka lënë pas një histori që inspiron çdokënd që e lexon atë.

Dashrath tani është një hero jo vetëm për fshatin e tij por për gjithë njerëzimin. (Lajmi.net)