Kaloi 20 vite duke kërkuar emrin e një kënge, qanë kur një pasagjer ia tregon atë (Video)

Për juve mund të jetë një këngë e rëndomtë dhe e thjeshtë, por për një taksist në Afrikë të Jugut kjo këngë ka rëndësi të madhe.

Fun

09/09/2015 10:03

Taksisti kaloi më shumë se 20 vite duke e kërkuar emrin e kësaj kënge – këngë kjo të cilën e kishte dëgjuar 20 vite më parë në një dyqan kinez ku ai kishte shkuar me nënën e tij.

Nëna e tij e pëlqeu aq shumë këngën sa që e pyeti pronarin e dyqanit për të dhe ai ia dha asaj CD-në e këngës, transmeton Lajmi.net.

Duke u rritur, ai u bë shumë i lidhur me këtë këngë, për shkak që nëna e tij e dëgjonte atë vazhdimisht.

Vite më vonë ata emigruan në Afrikë të Jugut, por CD-ja me këngën humbën. Pasi kënga ishte kineze, një gjuhë që ai nuk e njihte, ai nuk e kishte idenë se kush ishte artisti, si quhej kënga apo për çfarë ishte.

E tëra çfarë ai kishte ishte melodia. Ai kaloi 20 vite duke e kërkuar këtë këngë, por një ditë disa pasagjerë që ai i morri në taksi e luajtën këtë këngë dhe ia treguan atij emrin e saj.

Shikojeni reagimin e tij kur mëson emrin e këngës: