Kallëzim penal ndaj dy personave për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Lidhur me trazirat që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti, Sektori për Punë të Brendshme-Shkup ka ngritur padi penale kundër personave A.B. (60) nga Tetova dhe A.Sh. (22) nga Shkupi, në bazë të dyshimeve që ekzistojë se kanë kryer veprën penale “pjesëmarrje në turmë e cila do të pengoj personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”

Lajme

19/05/2017 14:48

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, i dyshuari i parë A.B. pasi ka hyrë në Parlament, më konkretisht në sallën për konferencat për mediat, është përpjekur të përleshet fizikisht me sigurimin e deputetit O.S. të cilët i ka kërcënuar.

Në momentin kur ka tentuar t’u afrohet deputetëve është tërhequr nga një person tjetër. I denoncuari i dytë A.Sh. dyshohet se ka hapur me forcë derën hyrëse të Kuvendit duke e goditur me shqelma dhe grushte, duke tërhequr dhe shtyrë zyrtarët policor të cilët kanë qëndruar në kordonin para hyrjes.

MPB njofton se për veprimet të cilat i kanë ndërmarrë dy të lartpërmendurit më lart ekziston video- regjistrim, për të shtuar se policia i ka marrë në pyetje dhe më pas i ka liruar.